Flash News

KRYESORE

Elisa Spiropali thirrje ish-deputetëve të opozitës: Njerëz të dëshpëruar, reflektoni!

Elisa Spiropali thirrje ish-deputetëve të opozitës: Njerëz

Ministrja për Parlamentin, Elisa Spiropali ka shprehur keqardhjen për situatën që gjetën në Shqipëri përfaqësuesit e Parlamentit Evropian. Duke iu kërkuar falje eurodeputetëve për kritikat nga ish-deputetët e opozitës, Spiropali i konsideroi këta të fundit si njerëz të dëshpëruar që bëjnë gjëra të dëshpëruara.

“Shpreh keqardhjen që miqtë tanë nga Parlamenti Evropian detyrohen të jenë dëshmitarë të të njëjtit konflikt që përsëritet në një formë të re. Fatkeqësisht edhe më të papranueshme se më parë.  U kërkojmë ndjesë atyre edhe për reagimet e papranueshme të ish-deputetëve të opozitës, të cilët fatkeqësisht janë arratisur, jo vetëm nga detyra duke tradhtuar njerëzit, por edhe nga terreni i të menduarit normal dhe të folurit duke iu dhënë krahëve të dëshpërimit. Njerëz të dëshpëruar që mendojnë në mënyrë dëshpëruese dhe bëjnë gjëra të dëshpëruara”, u shpreh ministrja socialiste.

Spiropali kërkoi nga përfaqësuesit e opozitës që të reflektojnë për veprimet e tyre pasi, sipas saj, po dëmtojnë rrugën evropiane të vendit.

“I bëj thirrje ish-kolegëve deputetë të reflektojnë dhe të mos humbasin më shumë se ç’kanë humbur, jo se më shqetëson humbja e tyre, por sepse kjo që ata bëjnë në rrugën e humbjes së tyre nuk është e mira e kësaj shtëpie të përbashkët”, tha Elisa Spiropali.

Vasili i drejtohet eurodeputetëve: Keni vështrim të turbullt, nuk pranojmë standard si vend i dorës së tretë për Shqipërinë

Deklaratat e eurodeputetëve, ironizon Paloka: Nuk e dijnë që Rama i ka hapur negociatat qershorin e kaluar

Të fundit