Flash News

KRYESORE

Eliza Dushku e akuzoi për përdhunim, reagon Joel Kramer: Pse e bëri diçka të tillë

Deklarata e aktores Eliza Dushku se koordinatori i dublimit të filmave Joel Kramer e ka përdhunuar kur ajo ishte vetëm 12-vjeçe, bëri bujë në të gjitha medat.

Kramer ka reaguar ditën e sotme në lidhje me deklaratën e aktores. Në një prononcim për “New York Daily News”, ai i ka mohuar të gjitha akuzat e Dushkut duke shtuar se këtë e ka bërë vetëm për t’i prishur karrierën.

“Është diçka që unë kurrë nuk do të bëja dhe realisht nuk e kuptoj nga erdhi gjithë kjo. Unë jam absolutisht i pafajshëm… ajo ishte një fëmijë i ëmbël dhe unë e kam trajtuar gjithnjë si vajzën time. Jam absolutisht në shok dhe nuk e di pse ma bëri këtë gjë. Nuk është e vërtetë, është një gënjeshtër”, u shpreh Kramer.

Ndërkohë ai u ndal dhe në një detaj të historisë së Elizës teksa ajo thotë se kanë marrë një taksi për të udhëtuar, duke shtuar se kompania e filmave i siguronte makinë dhe nuk kishte pse të përdorte taksi. “Unë isha ai që e ngiste makinën – kompania më siguron një makinë, çfarë dreqin po flet ajo, absolutisht e çmendur, thjesht nuk e kuptoj, ji i mirë me dikë, trajtoj mirë dhe kjo është ajo që ndodh”, pohoi ai më tej.

Të fundit