Flash News

KRYESORE

Eliza Dushku përfiton 9.5 mln dollarë pas akuzave për ngacmim seksual

Eliza Dushku përfiton 9.5 mln dollarë pas akuzave për ngacmim

Aktorja me origjinë shqiptare, Eliza Dushku u dëmshpërblye me 9.5 milionë dollarë nga kanali CBS, pas një marrëveshje jo publike, pasi akuzoi regjisorin Michael Weatherly për ngacmim seksual.

Dushku deklaroi se Weatherly kishte nisur ta ngacmonte që në fillim të marrëdhënies profesionale, sipas një raportimi nga New York Times.

Dushku mori pjesë në një prej serialeve kryesorë të CBS në Maj 2017, ku luante një personazh që shfaqej për tri episode, por që mund të rishfaqej në mënyrë të rregullt.

Weatherly thuhet se ka komentuar vazhdimisht për paraqitjen e saj me komente ngacmuese e me natyrë seksuale, ka përmendur “treshe” dhe i ka bërë shaka përdhunimi në sy të stafit.

“Kur Eliza më tha se nuk i pëlqente fjalori dhe humori im, unë e kuptova që e kisha ofenduar dhe menjëherë kërkova falje. Pas reflektimit, uptova më mirë se ajo që thashë nuk ishte as qesharake dhe nuk ishte as e përshtatshme dhe më vjen keq që i shkaktova dhimbje Elizës", është justifikuar Weatherly.

Të fundit