Ellen DeGeneres heq dorë nga emisioni dhe tregon gatishmërinë për t`u hetuar

“The Ellen DeGeneres Show” aktualisht është nën hetim të brendshëm pasi shumë punonjës pretenduan se vuanin nga një mjedis toksik pune dhe disa ishin viktima të sjelljes seksuale, racizmit dhe ngacmimit.

Kompania mëmë e emisionit të ditës, WarnerMedia, po zhvillon hetimin dhe është shprehur në një deklaratë se është “zhgënjyer që gjetjet parësore të hetimit treguan disa mangësi në lidhje me menaxhimin e përditshëm të emisionit. Ne kemi identifikuar disa ndryshime të personelit , së bashku me masat e duhura për të adresuar çështjet që janë ngritur, dhe janë duke ndërmarrë hapat e parë për t’i zbatuar ato “.

Në deklaratën e saj për punonjësit, të marra për herë të parë nga The Hollywood Reporter, DeGeneres tha: ” Kushdo që më njeh e di se është e kundërta e asaj që unë besoj dhe ajo që doja për emisionin tonë. Ndërsa jemi rritur në mënyrë eksponenciale, unë nuk kam qenë në gjendje të qëndroj në krye të gjithçkaje dhe jam mbështetur te të tjerët për të bërë punët e tyre pasi ata e dinin se si do të doja t’i bëja. Por, është e qartë se disa nuk e kanë ditur. Kjo tani do të ndryshojë dhe unë jam e vendosur të sigurojë që kjo nuk do të ndodhë më.”

Pas akuzave të shumta ndaj punës me moderatoren e njohur, Ellen Degeneres, kjo e fundit ka vendosur të heqë dorë nga formati i saj. Ellen vendosi që t’i shkruajë një letër stafit të saj, duke i pohuar se ka një hetim të brendshëm për shfaqjen në të cilën ka punuar për vite me radhë.

Pavarësisht reagimit të Degeneres, punonjësit kanë vazhduar t’i dalin kundër moderatores, duke mos u mjaftuar me fjalët e saj.

Lexo edhe: Ellen DeGeneres thyen heshtjen dhe reagon për herë të parë pas akuzave të rënda ndaj emisionit të saj