Flash News

KRYESORE

Elliot “premton” revolucion tek Milani, Gattuso mund të shkarkohet

Elliot “premton” revolucion tek Milani, Gattuso mund të

Vetëm pak ditë ma parë Genarro Gatusso ishte i padiskutueshëm te Milani, por me ardhjen e pronarëve të rinj , fondi Elliot, duket se tekniku i ka orët e numëruara te kuqezinjtë.

Sipas “sportmediaset.it”, në mbledhjen e bordit drejtues të ekipit, ditën e shtunë mund të vijë edhe emërimi i Antonio Conte-s te Milan.

Conte ka qenë gjithmonë i pëlqyer nga Milan dhe shumë herë ka qenë pranë kalimin në këtë ekip, që pas largimit nga Juventus.

Pas kalimit të pronësisë së klubi nga kinezi Li te duart e fondit amerikan është përfolur për një revolucion të madh. Jo vetëm Gattuso, por edhe Massimiliano Mirabelli e Marco Fassone mund të largohen.

Faktikisht Mirabelli po vazhdon të bëj merkaton e Milan, por tani të gjitha lëvizjet monitorohen nga Leonardo. Braziliani po mendon të marrë një drejtor të ri teknik në vend të tij, Cristiano Giuntoli nga Napoli ose Daniele Pradè nga Udinese.

Me marrjen e Conte, Milan synon të bindë Bonuçi të qëndrojë dhe të afrohet me Morata, që ka marrëdhënie shumë të mira me trajnerin.

Në krye të listës është edhe Gonzalo Higuain nga Juventusi, ku argjentinasi nuk shikohet më si titullarpas ardhjes së Ronaldos.

Të fundit