Flash News

KRYESORE

Elsamedi: Kam qenë shumë i dashuruar, jashtë do i mbyllja telefonin Ambras

Elsamedi: Kam qenë shumë i dashuruar, jashtë do i mbyllja

Elsamedi i rrëfen Donaldit për lidhjen e tij para Ambras. Ai thotë se ka qenë për një kohë të gjatë i dashuruar.

“Kam qenë i dashuruar keq fare. Tre vjet kam qe i lidhur dhe pas kësaj lidhjeje është kjo me Ambran dhe s’kam patur asnjë lidhje tjetër serioze”, i thotë ai.

Edhe Donaldi flet për veten. Ai thotë se nuk është tip që mban lidhje serioze.

“Është love edition, por nuk duhet të bësh gjithë ditën puçi-puçi. Unë jam tip i ftohtë si natyrë”, thotë ai.

Elsamedi i thotë Donaldit se për hir të lojës brenda shtëpisë së Big Brotherit është duke e duruar, por po të ishte jashtë do të kishte tjetër sjellje me të.

“Jashtë do ja mbyllja telefonin Ambras”, thotë ai.

“Këtu s’ja bën interesantin ti, prandaj”, thotë Donaldi.

Elsamedi shton se me këtë situatë e sjellje, Ambra penalizon veten dhe vetë atë brenda lojës.

“Po më nervozon kjo situatë. Është e re. Kemi katër vite diferencë, por ajo është rritur e llastuar”, rrëfehet Elsamedi.

“Ti këtu brenda nuk e llaston fare”, reagon Donaldi.

“Unë s’jam tip që llastoj”, shton Elsamedi.

Të fundit