Flash News

KRYESORE

Elsamedit s’i bën zemra të zihet me Donën, ajo: Nuk më njeh mirë!

Elsamedit s’i bën zemra të zihet me Donën, ajo: Nuk më

Nëse ka një banor që Elsamedi nuk do të përballet në shtëpinë e Big Brother, ajo është Dona.

“Me ty s’ma bën zemra të bëj sherr. S’ke fuqi të më përballosh”, i thotë ai asaj.

Dona e habitur ja kthen se gabon.

“Nuk më njeh mirë ti mua”, i thotë ajo.

Më pas, biseda mes tyre zhvendoset tek zënka mes Elsamedit e Fiorentinës dhe qëndrimi i Olsit. Dona thotë se Olsi nuk ndërhyn shpesh në debatet që hapen në shtëpi nga Fiorentina dhe për këtë ka një arsye, sipas saj.

“Ai e kupton që ajo e ka gabim dhe hesht, nuk flet”, i thotë Dona.

Më pas, ajo e quan pa karakter Fiorentinë dhe këtu i referohet afrimit të saj me Musën ditën e sotme.

“Para dy ditësh i ka thënë se je zero, pastaj shkon i flet. Kështu ndodhin këtu”, shprehet Dona.

Të fundit