Flash News

KRYESORE

Elseid Hysaj kërkohet nga një klub i madh, klauzolë prej 50 milionë eurosh

Elseid Hysaj kërkohet nga një klub i madh, klauzolë prej 50

Emri i Elseid Hysaj është bërë mjaft i njohur në arenën ndërkombëtare, ku ekipe të mëdha evropiane kanë shfaqur interes për mbrojtësin e Napolit.

Sipas medias italiane “Tuttosport”, një klub i madh evropian është i gatshëm të paguajë klauzolën prej 50 milion eurosh për futbollistin shqiptar.

“Klauzola është e vlefshme deri në datën 15 korrik dhe agjenti i tij, Mario Giuffredi, i’a ka bërë të ditur këtë gjë klubit. Ai i ka thënë gjithashtu se një klub i madh evropian është i gatshëm te investojë këtë shifër për shërbimet e mbrojtësit të djathë të Napolit”, shkruan “Tuttosport”.

Emri i klubit nuk bëhet i ditur, por për Hysajn është përfolur se janë të interesuara ekipe si Bayern Munchen dhe Chelsea.

 

Të fundit