Flash News

KRYESORE

Elseid Hysaj: Ronaldo është nivel i lartë, por nuk i shënon dot Napolit

Elseid Hysaj: Ronaldo është nivel i lartë, por nuk i shënon

Mbrojtësi shqiptar i Napolit, Elseid Hysaj , së fundmi ka dhënë një intervistë për mediat italiane, ku veç të tjerash ka folur edhe për transferimin e bujshëm të Cristiano Ronaldos te Juventusi.

Për “Luna Tv”, Hysaj është shprehur se Ronaldo nuk mund të mposhtë një ekip pasi edhe pse është një futbollist i nivelit të lartë nuk mund të bëjë diferencën i vetëm.

“Ronaldo nuk do t’i shënojë Napolit. Siç e dimë të gjithë, ai është një lojtar i nivelit shumë të lartë. Më bëhet qejfi që ka ardhur në Itali, na stimulon shumë prania e tij. Markimi i tij është një sfidë, që më pëlqen. Ne jemi një grup i madh dhe një lojtar i vetëm nuk bën gjithçka. Të shohim si do të përshtatet në Itali. Një lojtar i vetëm mund të bëjë diferencën në një ndeshje të caktuar, por jo përgjatë gjithë kampionatit”, ka thënë Hysaj.

Ndërkohë i pyetur për ardhjen e Anchelotit në pankinën e Napolit, shkodrani ka theksuar se ai është një trajner i madh dhe e di se çfarë do të kërkojë nga mbrojtësi.

E di se çfarë kërkon nga unë, do të jap gjithmonë më të mirën në fushë. Ancelotti ka fituar shumë, është trajner i madh. Sarri kishte stilin e tij të lojës, mentalitetin e vet. Janë dy trajnerë që luajnë ndryshe nga njëri-tjetri,” shtoi ai.

Të fundit