Elton John për Michael Jackson: E kishte humbur, ishte vërtetë i sëmurë mendërisht

Në librin më të ri të titulluar “Me” (Unë) Elton John i ka dhënë një hapësirë të dedikuar yllit të pop-it Michael Jackson. Libri i tij do të dalë të martën por disa media të huaja kanë arritur të sigurojnë një kopje të tij.\

Muzikanti Elton John shprehet se së fundmi filloi të mendonte se ai ishte vërtetë i sëmurë mendërisht:

“E kam njohur Michael- in që në moshën 13 apo 14-vjeçare. Ishte një fëmijë tepër i lezetshëm. Pastaj krejt papritur nisi të izolohej nga bota, njësoj siç ndodhi me Elvis Presley- n. Një Zot e di se çfarë droge  po merrte , por sa herë që e takoja në vitet e tij të fundit të jetës, e vetmja gjë që mendoja ishte se ky i gjorë e ka të humbur. Ishte vërtet sëmurë mendërisht. Ishte e  vështirë të kaloje kohë me të. Nuk e di pse, por ai nuk e përballonte dot shoqërinë e të rriturve.”