Flash News

KRYESORE

Elton John 'shpërthen' kundër Brexit: Më vjen turp nga Britania e Madhe, nuk jam një imperialist anglez idiot

Gjatë koncertit të tij në Verona, Elton John ka shpërthyer kundër Brexit, teksa ka thënë se o vinte turp Nga Britania e Madhe për shkak të Brexit.

“Më vjen turp nga vendi im për atë që ka bërë. I përçau njerëzit. Më kanë ardhur në majë të hundës politikanët, veçanërisht ata britanikë. Më ka ardhur në majë të hundës Brexit-i. Jam evropian. Nuk jam një imperialist anglez idiot”, tha nga koncerti i tij, Elton John.

Pas kësaj deklarate, publiku italian e duartrokiti gjatë këngëtarin Elton John.

Të fundit