Flash News

KRYESORE

Elvana Gjata humbi shaminë teksa performonte mbrëmë në "Fest 58", komenton momentin e sikletshëm

"Shamija" e performancës së Elvanës, u bë hit ende pa konkurruar në natën e parë finale në "Fest 58". Ajo i kishte kërkuar fansave t`i dërgonin sa më shumë foto e video teksa "tundnin shaminë", me këngën e saj "Me tana".

Por teksa mbrëmë po përformonte për herë të parë këtë këngë live në skenën e "Festivalit të Këngës" në Pallatin e Kongreseve, pikërisht në momentin kur performanca përfshinte shaminë, Elvana e humbi.

Por ajo e ka menaxhuar mjaft mirë momentin e sikletshëm dhe ka vazhduar performancën pa shami, duke kryer me përpikëri njësoj me balerinët që e shoqëronin nga trupa e baletit të Albi Nakos.

Për këtë moment, Elvana ka folur vetë me shumë sportivitet në një postim në Instagram:

"Unë e humba mbrëmë shaminë por ju mos u ndalni, më dërgoni video me shaminë."

"Me tana" është një nga këngët më të suksesshme të festivalit, e cila në versionin audio numëron rreth 3 milionë klikime dhe shihet si favorite për të fituar çmimin e madh, që do të përfaqësojë Shqipërinë në Eurovizion 2020 në Roterdam.

Momentin e shamisë mund ta shihni pas minutës së tretë (03:18):

Të fundit