All - Scripts - 4
All - Scripts - 5

Flash News

Desktop - General - 1

KRYESORE

Elvana Gjata kthehet më 14 shkurt

Elvana Gjata kthehet më 14 shkurt
All - Paragraf - 1

Këngëtarja e njohur shqiptare, Elvana Gjata, prej 4 muajsh nuk është bërë e gjallë për publikun shqiptar, që nga ngjarja e vrasjes në ish-bllok, ku u përfshi edhe i fejuari i saj Ervin Mata.

All - Paragraf - 3

Por pak ditë më parë, ishte miku i saj i ngushtë Ermal Mamaqi, i cili postoi një foto në "Instagram" ku shfaqej bashkë më stilistin Valdrin Sahiti në Prishtinë dhe bashkangjitur postimit shkruante "Kjo foto u shkrep nga Elvana, që vetëm mua më nxjerr keq".

Ishin pikërisht këto fjalë që lanë të kuptohej se këngëtarja ndodhej në Prishtinë për xhirimin e filmit "Dy gisht mjaltë", i cili ishte planifikuar të publikohej në 1 dhjetor, por për shkak të ngjarjes u shty më 14 shkurt.

Pas komenteve të shumta nga ndjekësit, Ermali e fshiu foton nga Instagrami pa dhënë asnjë shpjegim.

Ditën e të dashuruarve me siguri Elvana do të jetë e pranishme për premierën e filmit "Dy gisht mjaltë", çfarë do të thotë se këngëtarja pritet të rikthehet në Shqipëri më 14 shkurt.

Të fundit