Flash News

KRYESORE

Elvana Gjata kthehet pas në kohë: Vrapova drejt prindërve me lot në sy

Këngëtarja e njohur shqiptare, Elvana Gjata, po korr një sukses të madh më albumin e saj të kompozuar nga Pirro Çako “3EP”, i cili u pëlqye shumë nga publiku shqiptar.

Këngëtarja së fundmi ka postuar një shkrim të vitit 2013, ku ka treguar për rutinën e saj të përditshme, veçanërisht për faktin e pamundësisë së përkushtimit ndaj familjes si pasojë e angazhimeve në punë.

Në një fjali të statusit të saj, Elvana shprehet se me lot në sy vrapon drejt prindërve duke falënderuar zotin që i ka akoma në jetë.

“Zgjedh ta ndaj me ju këtë ndjesi timen shumë të sinqertë. Ndonjëherë rutina, problemet dhe streset e punëve ditore na bëjnë të lëmë pas dore disa nga gjërat më të shtrenjta që kemi në jetë, duke harruar që nuk jemi të përjetshëm. Ndaj kur u ktheva në shtëpi, vrapova drejt prindërve të mi dhe me lot në sy nisa t’i puth e përqafoj pa pushim, duke falenderuar zotin që i kam në jetë. Bekim, mirënjohje e përulje atyre që na dhanë jetë!”, ka shkruar këngëtarja.

Të fundit