Flash News

KRYESORE

Elvana Gjata në Zvicër, shfaqet krah koreografit të njohur shqiptar

Këngëtarja e njohur shqiptare, Elvana Gjata, së fundi ka udhëtuar drejt Zvicrës bashkë me koreografin Albi Nako, ku po bashkëpunojnë për diçka të re.

Këtë gjë e ka bërë të ditur Albi nëpërmjet një postimi në ‘Instagram’, ku duket krah këngëtares.

“Punë në zhvillim e sipër”, ka shkruar koreografi bashkangjitur fotos.

Nuk dihet ende se çfarë i ka bërë bashkë dy artistët shqiptarë, por me siguri kjo do të jetë një surprizë e re për publikun.

Kujtojmë se Elvana pak kohë më parë publikoi këngën e saj më të re me Ty Dolla Sign, bashkëpunim i cili mori goxha klikime dhe pëlqime nga fansat e këngëtares.

Të fundit