Flash News

KRYESORE

Elvana Gjata recital për ditëlindjen e saj, pas Flori Mumajesit kush do të jetë kompozitori i saj i ri

Elvana Gjata, pas shkëputjes përfundimtare me Flori Mumajesin dhe Threedots  ka zgjedhur Pirro Çakon si kompozitorin e saj të ri. Këngëtarja në bashkëpunim me kantautorin Çako, do të mbajë një recital më datë 3 shkurt në një nga hotelet e Tiranës.

Sipas gazetës “Express”, recitali do të ketë të ftuar personazhe specialë, për të cilët këngëtarja do të këndojë këngë ende të papublikuara.

Recitali është vendosur të mbahet në datën 3 shkurt, pikërisht në datën e lindjes së Elvanës.

Pas debutimit të fuqishëm në muzikën ndërkombëtare, Elvana Gjata rikthehet duke sjellë një surprizë të papritur për të gjithë.

Të fundit