Flash News

KRYESORE

Elvana nuk e kishte parashikuar, e gjithë puna po i kthehet në ‘boomerang’

Elvana Gjata përveçse po punon shumë në studio muzikore për projektet e saj në këngë, ajo i ka hyrë fuqishëm dhe promovimit në Instagram. Me foto profesionale dhe video të ndryshme të kuruara deri në detaje, Elvana është në udhëtime të ndryshme nëpër botë duke promovuar vetën e saj me markat më të shtrenjta. Trendi më i ri për momentin, i cili më së shumti është përqafuar nga Kim Kardashian, janë streçet sipër gjurit. Me këtë model streçesh e kemi parë dhe Elvana Gjatën e cila është akuzuar nga fansat që është një kopjim i shëmtuar dhe nuk i shkon. Kjo nuk është hera e parë që Elvana sulmohet nga fansat dhe së fundmi po ndodh shpesh duke qenë se ajo po vishet me trendet më të reja dhe të fundit, çka e bën atë të ngjashme me yjet e Hollywood-it, dhe fansat pastaj mendojnë që ajo po i kopjon yjet botërore. Ndoshta dhe ka disa tendenca kopjimi, por kur një gjë kthehet në ‘brand’ nuk është e shënuar që këngëtaret shqiptare nuk duhet ta veshin apo ta ‘kopjojnë’ në mënyrën e tyre nga të tjerët. Disa janë më të famshëm dhe janë të parët që i veshin, por kjo nuk do të thotë që ekskluziviteti është vetëm i tyre.
 

#vs

A post shared by Elvana Gjata (@elvanagjataaaa) on

Të fundit