Flash News

KRYESORE

Elvana pritet të dëshmojë për ngjarjen në ish-Bllok, shoqja e saj ka dy fjalë për këngëtaren

Elvana pritet të dëshmojë për ngjarjen në ish-Bllok,
Rreth 2 javë pas ngjarjes së ndodhur në ish-bllok, ku mbeti një i vdekur, këngëtarja Elvana Gjata e cila fillimisht u konisderua “molla e sherrit” ka publikuar videon e këngës së saj më të fundit. Klipi titullohet “Shade” dhe është në bashkëpunim me producentin e njohur Poo Bear. Videoja është shpërndarë nga miqtë e këngëtares. Mes tyre dhe mija e saj, moderatorja Jonida Vokshi. “E pandalshme, Elavana. Gjysma ime,”- shkruan Vokshi teksa ka publikuar videon në Instagram. Elvana Gjata pritet në polici që të dëshmojë për ngjarjen që ndodhi në ish-Bllok ku mbeti i vdekur shtetasi Fabjol Gaxha dhe të plagosur, Ervis Martinaj dhe Eljo Hoti. Për ngjarjen në fjalë u shpallën tre persona në kërkim, mes tyre Ervin Mata, i dashuri i këngëtares Elvana Gjata. Këngëtarja Elvana Gjata fillimisht u konsiderua “molla e sherrit”, por më  pas u mësuan detaje të reja, që dëshmonin se sherri nuk nisi për një femër.  
 
View this post on Instagram
 

Unstoppable Elvana!#gjysmaime ❤️

A post shared by Jonida Vokshi (@jonidavokshiofficial) on

Të fundit