Flash News

KRYESORE

Elvis Presley, mijëra fansa e kujtojnë në 40 vjetorin e vdekjes

Mijëra fansa kanë kujtuar legjendën e “Rock and Roll-it”, Elvis Presley në 40 vjetorin e vdekjes së tij. Ky ka qenë dhe viti i parë që në ceremoninë përkujtimore  duhet të paguhej një biletë hyrëse prej 28.75 dollarësh.

“Në mënyrë që të siguronim qetësinë, sigurinë dhe kënaqësinë e kujtdo nga të pranishmi, ne bashkëpunuam me autoritetet lokale të sigurisë, ato shtetërore dhe federale, për të implementuar procedura të reja që janë parë të zbatohen anembanë Shteteve të Bashkuara”, thuhet në deklaratën e lëshuar nga organizatorët.

Ndërkohë që edhe Ish-bashkëshortja e Elvis Presley dhe vajza e tyre iu bashkuan mijëra fansave në rezidencën “Graceland” në Memphis – Tennessee gjatë mesnatës të ditës së martës, për të kujtuar 40-vjetorin e vdekjes së tij. Priscilla dhe Lisa Marie falënderuan më pas turmën për dashurinë dhe dedikimet ndaj ish-legjendës së muzikës “Rock and Roll”.

Të fundit