Flash News

KRYESORE

Elvis Roshi ndryshon avokat, shtyhet gjyqi

Elvis Roshi ndryshon avokat, shtyhet gjyqi

Është shtyrë sërish seanca gjyqësore ndaj ish-kryebashkiakut të Kavajës, Elvis Roshi. Shkak është bërë vendimi i Roshit për të ndryshuar avokat.

Në seancën e parë, avokat i ish-kryebashkiakut ishte Maks Haxhia ndërkohë sot Roshi u paraqit me një tjetër avokat, Drilom Cani. Ky i fundit kërkoi shtyrjen e seancës me arsyetimin se i duhet më shumë kohë për tu njohur me dosjen. Gjykata vendosi ta pranojë këtë kërkesë duke e shtyrë seancën për javën tjetër.

Vetë Elvis Roshi nuk ishte i pranishëm në seancë. Ai akuzohet për falsifikimin e formularëve, vulave dhe stampave me formularin e dekriminalizimit.

Të fundit