Flash News
Si e toleroi Ceno Klosi kompaninë e inceneratorëve, negociatat e dyshimta për miliona euro
Flet Abazoviç: Pse Mali i Zi votoi kundër Kosovës në KiE
Pas arrestimit të Berberit, Rama emëron drejtorin e ri të Autoritetit Rrugor Shqiptar
Përfshihet në flakë një apartament te bulevardi ‘Zogu i Parë’ në Tiranë
Berisha: Ishim opozita e parë që kërkuam anëtarësimin në NATO pas rënies së komunizmit
Emergjencë politike/ Pas Matthew Palmer, në Shqipëri vjen të takojë liderët një tjetër zyrtar amerikan
Pas Matthew Palmer, Zëvendës Ndihmës Sekretar në Byronë e Çështjeve Evropiane dhe Euroaziatike të SHBA, i cili do vizitojë Shqipërinë javën tjetër, në Maj pritet të vijë dhe Jonathan Moore, mëson Politiko.al.
Kriza politike, siç duket ka mobilizuar dhe ndërkombëtarët, të cilët njëri pas tjetrit po vijnë në Shqipëri për të gjetur një zgjidhje të ngërçit politik.
Jonathan Moore, ish-shefi i zyrës së Euroazisë për Ballkanin, dhe së fundmi shefi i Misionit të OSBE në Sarajevë do të njihet me situatën politike në Shqipëri ku pritet të takojë presidentin Ilir Meta, kryetarin e PD-së Lulzim Basha dhe kryeministrin Edi Rama.
Ndërkohë opozita vijon protestat çdo javë para Parlamentit duke kërkuar rrëzimin e qeverisë së kryeministrit Edi Rama, e cila akuzohet për blerje votash dhe bashkëqeverisje me krimin.