Flash News

KRYESORE

Emërimet e anëtarëve të Reformës në Drejtësi, Xhafaj e pranon: Mund të ketë edhe të papërshtatshëm

Emërimet e anëtarëve të Reformës në Drejtësi,

Kryetari i Komisionit të Reformës në Drejtësi, Fatmir Xhafaj tha sot përmes një konference për mediat se procesi i zbatimit të Reformës në Drejtësi ka nisur dhe është pa kthim dhe pengmarrësit jo vetëm që do ndërshkohen por nuk do të ndalet me kaq.

Lidhur me përzgjedhjen e anëtarëve të Reformës në Drejtësi Xhafaj nuk e përjashtoi mundësinë e përfshirjes së anëtarëve të papërshtatshëm dhe shtoi se pas një farë kohe nuk do të jenë më nëse nuk janë profesionalë.

“ Falë kontributit të SHBA tashmë procesi i zbatimit të Reformës në Drejtësi ka nisur dhe është pa kthim . Nisja e procesit të Vettingut i hap që sot dritën jeshile skanimit të gjyqësorit. Pengëmarrësit jo vetëm që do ndërshkohen por nuk do të ndalet me kaq. Ndihem krenar që kam drejtuar procesin më të rëndësishëm në Shqipëri. Në përmbyllje të kësaj faqe një falenderim për ata që mbështetën këtë proces, duke filluar nga Rama, ndërkombëtarët dhe mediat.

PS bëri të gjitha përpjekjet dhe shqiptarët duhet ta vlerësojnë këtë gjë. Reforma është një angazhim dhe premtim i mbajtur nga ne. Ne jemi të vendosur të luftojmë për ta zbatuar reformën në drejtësi si garanci për qeverisje më të mirë. Shpresoj që 25 qershori të jetë dita ku do të ndahemi nga epoka e drejtësisë dhe të ndahemi një herë e mirë nga korrupsioni.

Ky është një proces i vështirë është bërë më e mira që të përzgjidhen njerëzit më të përshtatshëm, aty mund të ketë edhe nga ata që mund të jenë të papërshtatshëm por që pas një farë kohe nuk do të jenë më” tha Xhafaj.

Të fundit