Flash News

KRYESORE

Emërimi i Varfit si kryebashkiak/ PD e Durrësit: Qyteti rikthehet në duart e Dakos

Emërimi i Varfit si kryebashkiak/ PD e Durrësit: Qyteti rikthehet

Kryetari i PD Durrës, Ferdinand Xhaferaj ngre shqetësimin se pa dorëheqjes së kryebashkiakes së Durrësit Valbona Sako dhe nënkryetares Etleva Kondi fshihet një manovër e shumicës për t’ia kthyer kontrollin e qytetit ish kryebashkiakut Vangjush Dako.

Këshilli bashkiak vendosi që detyrën e kryetarit të Bashksië së qytetit bregdetar ta marrë Zhyljen Varfi.

Sipas PD-së së Durrësit, dorëheqjet tregojnë shkërmoqjen e Edi Ramës, arkitektit te rrënimit të Durrësit.

“Durrësi i rikthehet Dakos. Me vendimin e sotem te keshillit bashkiak njeriu me i afërt i Vangjush Dakos, Zhyljen Varfi apo njeriu i tenderave korruptive qe akoma sjane mbyllur ne prokurori, merr ne dore drejtimin e Bashkise. Doreheqjet e njepasnjeshme te Sakos, dhe nen/kryetares Kondi ne te vertete tregojne shkermoqjen e Edi Rames, arkitektit te rrenimit te Durresit.”, reagoi Xhaferaj.

Ai ngre shqetësimin se në qytet mbizotëron anarkia totale në administrimin e qytetit.

“Për vite te tera nuk i është shërbyer interesave te qytetareve, por vetem te grupeve kriminale. Kjo është arsye qe sot askush nuk është ne gjendje të shërbeje dhe jemi ne kushtet e çorganizimit ku kudo qytetaret, ne te gjitha lagjet e qytetit, na thone se askush nuk i ka kontaktuar.”

Të fundit