Flash News

KRYESORE

Emërohen dy zv/ministrat e rinj të Ministrisë së Drejtësisë

Janë emëruar ditën e sotme me vendim të Këshillit të Ministrave dy zëvendësministrat e rinj të ministrisë së Drejtësisë.

Dy zëvendësit e Etilda Gjonajt te Drejtësia do të jenë Klajd Karameta dhe Adea Pirdeni.

Pirdeni e Karameta, do të zëvendësojnë në këtë detyrë Toni Gogën, ish-zv.ministër i larguar prej kohësh nga ky post, dhe Fjoralba Cakën, e cila dha dorëheqjen në muajin korrik 2020.

Kujtojmë se këto ndryshimet në ministrinë e Drejtësisë vijnë 8 muaj para zgjedhjeve të përgjithshme të 25 prillit 2021.

Të fundit