Flash News

KRYESORE

Emërohet drejtori i ri i Përgjithshëm i Doganave

Emërohet drejtori i ri i Përgjithshëm i Doganave

Gent Gazheli është emëruar drejtor i ri i Përgjithshëm i Doganave.

Ish ambasadori i Shqipërisë në Turqi zëvendëson në këtë post Gjon Bardhin, i cili u emërua më 31 tetor të vitit të kaluar.

Ndërkohë, Gazheli  nuk është një emër i panjohur për publikun, pasi ai u bë mjaft popullor para se të largohej nga detyra e ambasadorit.

Kujtojmë se, Gazheli u mbylli telefonin gazetarëve italianë të “Le lene”, pasi këta të fundit e telefonuan t’i ndihmonte me dokumentacionin, sikurse u kishte premtuar për të nxjerrë vogëlushin, Alvin Berisha, nga kampi Al Hol.

Gjithashtu, më herët ai ka mbajtur postin e drejtorit të Përgjithshëm të Drejtorisë së Parandalimit të Pastrimit të Parave.

 

Të fundit