Flash News

KRYESORE

Emërohet drejtori i ri i Policisë së Tiranës, zëvendëson Skënderajn

Emërohet drejtori i ri i Policisë së Tiranës,

Rebani Jaupi emërohet drejtor në Policinë e Tiranës. Jaupi zëvendëson në detyrë Kastriot Skënderajn.

Skënderaj u shkarkua nga detyra e drejtorit të Policisë së Tiranës me vendim të kreut të Policisë së Shtetit, Ardi Veliu, pas përplasjes që ndodhi mes policisë dhe disa banoreve tek ‘Petro Nini’. Pavarësisht arsyes së dhënë nga autoritetet për shkarkimin e Skënderajt, në media u përfol se lirimi i tij nga detyra ishte bërë javë më parë.

Rebani Jaupi ka mbajtur disa pozicione në Policinë e Shtetit. Drejtuesi i lartë u komandua në postin e kreut të Policisë së Shtetit në janar të 2018-ës kur u largua nga detyra Haki Çakos.

Në nëntor të 2015, Rebani Jaupi u emërua zv/drejtori i ri i Policisë Shtetit me urdhër të ish-ministrit të punëve të Brendshme, Sajmir Tahiri, ndërsa iu dha edhe grada policore “Drejtues i Lartë”.

Përpara se të merrte detyrën e zv/ drejtorit të Policisë së Shtetit, Jaupi mbante postin e drejtorit të krimit ekonomik në DPP, ndërsa pas largimit të tij u zëvendësua nga Lutfi Minxhozi.

Me një karrierë 20-vjeçare në Policinë e Shtetit, Rebani Jaupi ka mbajtur edhe funksione të tjerë në drejtoritë e qarqeve në Durrës, Elbasan dhe në Tiranë.

Të fundit