Flash News

KRYESORE

Emërohet drejtori i ri i Shëndetit Publik në Pukë

Emërohet drejtori i ri i Shëndetit Publik në Pukë

Pas dorëheqjes një ditë më parë të kreut të Shëndetit Publik në Pukë, Qazim Arifaj i cili qëndroi vetëm dy ditë në detyrë është emëruar drejtori i ri.

Mësohet se në krye të këtij institucioni është emëruar Marte Deda.

Ende nuk dihen arsyet e dorëheqjes së Arifajt nga detyra por ditën e djeshme në qendër të denoncimeve të ish-kryeministrit Sali Berisha ishte dhe ceremonia kur u prezantua Arifaj para administratës së tij, ceremoni kjo që u shoqërua me debate të mëdha pasi në videodenoncimin e ‘qytetarit dixhital’ shihej kryetari i Bashkisë së Pukës, Gjon Gjonaj që debatonte ashpër me Marte Dedën, që u vendos sot në krye të këtij institucioni.

 

 

 

Të fundit