Flash News

KRYESORE

Emërohet kryetarja e re Bashkisë së Durrësit

Këshilli bashkiak i Durrësit ka zhvilluar një mbledhje emergjence me mjetet e komunikimit elektronik, ku ka marrë disa vendime të rëndësishme.

Ky këshill ka miratuar caktimin e Emirjana Sakos, për kryerjen e funksioneve të kryetarit të kësaj bashkie për shkak të dorëheqjes nga funksionet të Zhuljen Varfajt.

Në kërkesën e dorëheqjes, Zhuljen Ago Varfaj, shkruante se “i gjendur para një situate krejtësisht të pa favorshme, madje me rrezik të shtuar për shëndetin tim, parashtroj dhe jap dorëhëheqjen time të pa revokueshme nga detyra dhe funksionet e ngarkuara”.

Emirjana Sako u propozua nga dy grupet e këshillit bashkiak dhe u miratua me unanimitet.

Të fundit