Flash News

KRYESORE

Emërohet ministri i ri i Brendshëm në Kosovë

Emërohet ministri i ri i Brendshëm në Kosovë

Emërohet ministri i ri i Brendshëm në Kosovë.

Kreu i AKR-së dhe zëvendëskryeministri Behxhet Pacolli ka konfirmuar për mediat kosovare se ka emëruar për Ministër të Punëve të Brendshme, Bejtush Gashi, pas dorëheqjes së Flamur Sefajt.

“Po është e vërtetë, Bejtush Gashi do të jetë ministri i ardhshëm i MPB-së. Sot ia kam dorëzuar edhe vendimin kryeministrit Haradinaj”, është shprehur Pacolli.

Gashi momentalisht është duke ushtruar detyrën e dekanit të Fakultetit për Siguri Publike në Vushtrri. Nga viti 2011 deri më 2014 ka qenë zëvendësministër i Ministrisë të FSK-së.

Kujtojmë se Sefaj u shkarkua nga detyra me urdhër të kryeministrit Haradiaj pas arrestimit dhe depërtimit të 6 profesorëve të kolegjit turk dhe të akuzuar nga Turqia si ‘gylenistë’.

Të fundit