Flash News

KRYESORE

Emërohet prefekti i ri në Qarkun e Shkodrës

Majlinda Jubani Angoni është emëruar prefekte në Qarkun e Shkodrës. Vendimi për emërimin e saj mësohet se është marrë në mbledhjen e djeshme të Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste.

Vendi i prefektit në Shkodër ishte vakant pas shkarkimit nga detyra të Çesk Milljes, nga ministri i Brendshëm Sandër Lleshaj në kohën e masave kufizuese të pandemisë, ku Shkodra në atë kohë ishte një ndër qytetet me shifrat më të larta të infektimeve me COVID-19.

Pas shkarkimit të Milljes, në Qarkun e Shkodrës u delegua zv. ministri i Brendshëm Besfort Lamallari, i cili qëndroi deri në 23 qershor në detyrë dhe më pas u largua, duke lënë bosh vendin e prefektit deri ditën e sotme.

 

Të fundit