Flash News

KRYESORE

Emëruesi i përbashkët i së enjtes parlamentare

Seanca e sotme është shoqëruar me tensione në kuvend, ku momenti më kulminant ishte kur deputeti i PD-së spërkati me bojë kryeministrin Rama, e më pas kryetari i Kuvendit, Gramoz Ruçi e përjashtoi Palokën nga seanca.

Por si nisi dita e deputetëve sot në mëngjes, gati për të nisur seancën parlamentare?  Në ndryshim nga java e shkuar, të veshur trashë dhe shumë "të mbushur", sot ata kishin një emërues të përbashkët: palltot poshtë gjurit.

E gjithë arsyeja për të veshur një kostum është që të dukemi të përshtatshëm në zyrë. "Një kostum tregon një angazhim serioz, është një deklaratë zyrtare që ju e merrni seriozisht punën dhe botën"- thotë John Murphy, profesor i komunikimit në Universitetin e Illinois. "Kjo do të thotë një kostum të përshtatur." E megjithatë, deputetët shqiptarë e kanë me shumë dëshirë e pasion të shpenzojnë shifra marramendëse për "parakalimin" në oborrin parlamentar.

Grida Duma, Etilda Gjonaj, Mirela Kumbaro, Enkelejd Alibeaj, Erion Braçe e deputetë të tjerë të mazhorancës e të opozitës, kostumet e tyre i kishin kombinuar me pallto,ose me xhup të gjatë.

Fotot: Jona Kazani @f_photoreporter

Të fundit