Flash News

KRYESORE

Emigrantët afrikanë zbarkojnë në plazhin nudist

Emigrantët afrikanë zbarkojnë në plazhin nudist

Dhjetra emigrantë afikanë kanë zbarkuar në një plazh të populluar nudist në bregun e  Del Canuelo në Costa del Sol.

Plazhistët nudo shihnin të hutuar ndërkohë që grumi me më shumë se 30 emigrantë vraponte drejt pyllit për të shmangur rojet e kufirit spanjoll.

Emigrantët kishin kaluar ngushticën e Gjilbratarit, duke lundruar nga bregu i Marokut.

Ardhja e tyre ndodhi pasi kryebashkiaku i portit të afërt të Algjerisë paralajmëroi se qyteti i tij, Tarifa, është në qendër të një "krize të re emigrantësh" pasi 1,000 të arratisur e mësynë atë javën e kaluar.

José Ignacio Landaluce paralajmëroi se qyteti i tij rrezikon të kthehet në një 'Lampedusa të re', duke iu referuar një ishulli italian, i cili u mbipopullua nga emigrantët.

Ai tha: "Shpresoj që BE të punojë mbi politikat globale të kësaj: mund të jetë problemi ynë fillimisht, por nesër, apo javës tjetër, muajin tjetër, ky problem do të jetë në zemër të Europës."

"Ne kurrë nuk kemi patur 1 mijë emigrantë të mbërritur në Spanjë çdo fundjavë. E gjithë kjo mund të jetë vetëm fillimi”, u shpreh më tej ai.

Të fundit