Flash News

KRYESORE

Emigrantët në Greqi protestë para ambasadës shqiptare, kërkojnë largimin e qeverisë ‘Rama’

Emigrantët në Greqi protestë para ambasadës shqiptare,

Një grup emigrantësh shqiptarë që jetojnë në Greqi, kanë dalw për të protestuar para ambasadës shqiptare në Athinë. Megjithëse protesta u organizua nga dega e PD në Greqi, ajo u mbështet edhe nga bashkëatdhetarë të paangazhuar politikisht, pa dallime partiake.

Më fjalimet e mbajtura para ambasadës, protestuesit kërkuan largimin e qeverisë së Edi Ramës për t’i hapur rrugë zgjidhjes politike në vend. Ata e cilësuan qeverinë “Rama” si hajdute dhe mashtruese, që ka braktisur interesat e qytetarëve të vet, që nuk do t’ia dijë për premtimet e dhëna për të lehtësuar jetën e emigrantëve shqiptarëve në Greqi.

Kryetari i degës së PD në Greqi, Fatmir Gjoci dhe protestues të tjerë u shprehën se kjo qeveri ua ka nxirë faqen shqiptarëve në emigracion me imazhin e kanabizimit dhe të kryeministrit që përkrah kriminelët dhe ka ardhur në pushtet me blerjen e votave nga krimi.

Të fundit