Flash News

KRYESORE

Emigrantët nga Greqia, fluks në Kakavijë, nis ardhja për pushimet verore

Emigrantët nga Greqia, fluks në Kakavijë, nis ardhja për

Gjatë 24 orëve të fundit, në stacionin kufitar të Kakavijës, nëpërmjet sporteleve të kësaj dogane kanë hyrë në vendin tonë rreth 3 200 këmbësorë dhe 900 automjete. Aktualisht dogana shqiptare dhe greke punojnë me një numër të rritur sportelesh. Në Kakavijën shqiptare numërohen 4 sportele për kontrollin e dokumentave. Sipas drejtuesve të policisë së Kakavijës gjatë kontakteve që ata kanë zhvilluar me drejtues të policisë greke kanë marrë konfirmimin se do të punohet për shmangien e rradhëve të gjata dhe orëve të pritjes.

Ndërkohë gjatë këtyre ditëve në doganën e Kakavijës nuk është shënuar asnjë rast në lidhje me cënimin e rendit publik. “Si shkak i fluksit të verës ne kemi marrë një sërë masash për të mbajtur nën mbikqyrje rendin publik”, thonë drejtuesit e policisë së Kakavijës. Aktualisht efektivi policor është në gadishmëri të plotë për të mbikëqyrur fluksin e lëvizjes dhe qarkullimit në mjediset e doganës shqiptare. Gjithashtu janë përforcuar edhe masat antikrim ndërsa kontrollohen imtësisht të gjitha bagazhet e automjete private dhe autobuzëve që udhëtojnë nga Shqipëria në drejtim të Greqisë. Kakavija është një ndër doganat kryesore të vendit në të cilën përpunohet një fluks i konsiderueshëm i lëvizjes së këmbësorëve dhe mallrave në drejtim të Greqisë dhe anasjelltas.

Të fundit