Flash News

KRYESORE

Emigranti shqiptar qëllohet me armë në kokë

Emigranti shqiptar qëllohet me armë në kokë

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur ditën e djeshme në Itali në një fermë në Borgo Cervaro, disa kilometra larg Foggi. Sipas mediave italiane, një shtetas shqiptar ka mbetur i plagosur në gjendje të rëndë pasi u qëllua me armë zjarri në kokë.

Ishte pronari i fermës ai i cili njoftoi policinë sapo dëgjoi të shtëna me armë si dhe konstatoi plagosjen e shqitarit. Mediat vendase shkruajnë se i plagosuri është Mustafi Hasi 66 vjeç.

66-vjeçari ndodhet i shtruar në spital dhe pritet që t’i nënshtrohet një operacioni delikat. Për momentin nuk ka ende asnjë pistë hetimi rreth shkaqeve të mundshme të kësaj ngjarje.

 

Të fundit