Flash News

KRYESORE

Emilia Clarke për fundin e "Game of Thrones": Nuk e mbaj dot sekret, shpresoj mos ta them në ndonjë emision

Emilia Clarke është një nga protagonistet e serialit "Game of Thrones", i cili do të japë finalen pas 8 ditësh. E ftuar në emisionin "The Late Show with Stephen Colbert" Emila ndër të tjera ka treguar dhe se sa të vështirë e ka ta mbajë sekret fundin e këtij seriali dhe ndodhitë.

"Nuk pres dot deri sa të dalë. Më duket sikur vetëm do e them në një moment 'live' në televizion."

E ndërsa moderatori e ngacmon nëse do që të pinë diçka më vonë, duke dashur të paralelizojë se sa të vështirë e ka Emilia dhe gjithë aktorët e tjerë të mbajnë të fshehtë fundin e serialit.

"Game of Thrones" do të transmetojë serinë e parë të sezonit të tetë dhe të fundit me 14 prill në HBO. Ky është një nga serialet epike më të shikuar në të gjithë botën dhe shumë fansa kanë nisur aludimet se kush do të ulet në fronin e 7 mbretërive.

Të fundit