Flash News

KRYESORE

Emilia Clarke shpjegon pse refuzoi '50 Shades of Grey': Nuditeti!

Imagjinoni "Fifty Shades of Grey" (50 Hijet e Grej-t) si Anastasia Steele në vend të Dakota Johnson. Kjo pothuajse ka qenë duke ndodhur, por Clarke përfundimisht e refuzoi këtë rol për shkak të lakuriqësisë.

Si fillim, këtë fakt Emilia e zbuloi në vitin 2015, edhe pse ajo në të vërtetë nuk e shpjegoi pse lakuriqësia ishte kaq problem për të, pasi ajo ishte shfaqur lakuriq edhe në rolin e saj si Daenerys në "Game of Thrones".

Por në një intervistë për "The Hollywood Reporter", Clarke ka shpjeguar:

Hera e fundit që isha e zhveshur në kamera në [Game of Thrones] ishte shumë kohë më parë. Dhe është e bezdisshme si ferri dhe unë jam e lodhur sepse e kam bërë atë për karakterin, rolin - nuk e kam bërë që një djalë të kontrollojë apo të shohë gjokset e mia, për hir të Zotit.

Emilia ka treguar se nuk mund ta pranonte këtë rol i cili vinte në qendër vetëm lakuriqësinë dhe seksin.

Të fundit