Flash News

KRYESORE

Emilia Clarke tregon se loja e froneve është forma e përkryer e çlirimit  

Si Daenerys Targaryen në 'Game of Thrones', Emilia Clarke krijoi një mbretëreshë luftëtare për të gjitha moshat. Legjenda e saj mund të tregohet në muret e shpellave ose në bluza në Comic-Con. Por prapa parukaleve dhe dragonjve, Clarke ka një histori frymëzuese.

Emilia ka dalë në kopertinën e "Allure" dhe duket thjesht e mahnitshme në fotot ekskluzive, realizuar enkas për revistën. Ndër të tjera Emilia ka rrëfyer dhe për faktin se si është jeta e saj e përditshme dhe se sa ndikon fama tek ajo.

"Unë lëviz si peshkaqen kur jam në publik. Kokën poshtë. Madje mendoj se kam një psoturë shumë të keqe të kurrizit tim vetëm për këtë, sepse unë jam e vendosur për të pasur një jetë normale. Kështu që unë lëviz aq shpejt sa tjetri s`ka kohë që ta regjistrojë nëse jam unë apo jo."

Emilia a rrëfyer gjithashtu se në fillimet e "Game of Thrones", thuajse një dekadë më parë, njerëzit e kishin të pamundur ta njihnin në jetën e përditshme.

Pasi në show ajo ka një paruke platin dhe në jetën reale ajo kishte flokët brune (të cilat që nga ajo kohë kanë ndryshuar shpesh). Por pasi GOT u bë shumë i famshëm dhe shumë i ndjekur, tanimë të gjithë e njohin Emilian me dhe pa paruken e saj të famshme.

Shkrimin origjinal mund ta lexoni në këtë link.

Burimi: Allure

Të fundit