Flash News

KRYESORE

Emilia Clarke tregon se sa të vështirë e ka pasur ta mbaje sekret për dy vite "tërbimin" e Daenerys

Shumë elegante me një qëndrim prej "mbretëreshe", Emilia Clarke që luan rolin e Daenerys Trageryen ka marrë pjesë mbrëmë në eventin që ka për qëllim rritjen e fondeve për kërkimet për  Sklerozen Multiple, në "SMS Battles Quiz për Shoqërinë MS", në Londër.

Aktorja 32-vjeçare u bashkua me ish-kolegen e saj Rose Leslie, që ka pasur në GOT rolin e  Ygritte,  të cilën tashmë e ka mikeshë shumë të mirë.

Ndërkohë në këtë event, Emilia ka treguar dhe për rolin e saj të  “Daenerys” në sezonin e fundit të Game of Thrones.

"Njerëzit gjithmonë vinin  tek unë dhe më kanë tregonin se sa shumë e duan Daenerys. Dhe dy vite më parë kam marrë skenarin për këtë seri dhe e dija se çfarë do të ndodhte me të ...,"- tregoi Emilia.

"Çdo herë që dikush vinte tek unë dhe më thoshte: 'Unë e dua atë', unë brenda meje mendoja, 'Epo nuk do ta duash për shumë kohë!'"

"Ishte aq e vështirë ta mbaje sekret. Unë vetëm buzëqeshja, dhe kjo është arsyeja pse unë kam pasur këtë lloj shprehje të vetmuar të vetullave gjithë këtë kohë", shtoi Emilia.

Emilia kishte veshur një fustan Monique Lhuillier.

Të fundit