Flash News

KRYESORE

Emiljano Shullazi heq dorë nga kërkesa për Berishën dëshmitar

Emiljano Shullazi heq dorë nga kërkesa për Berishën

Emiljano Shullazi ka hequr dorë nga kërkesa për të thirrur Sali Berishën për të dëshmuar në gjyq. Po ashtu mësohet se Shullazi ka hequr dorë dhe nga kërkesa për dëshminë e Adrian Çipës dhe Shyqyri Durakut, ndonëse më herët këto kërkesa janë pranuar nga gjykata.

Po ashtu mësohet se mbrojtja ka kërkuar ballafaqim mes Ylvi Beqës dhe dy avokatëve Alban Qafa dhe Nexhat Kambo për dëshminë e tyre se Ylviu u pati thënë qe ishte kërcënuar nga Besim Hajdarmataj per të dëshmuar kundër Shullazit. Nuk dihen arsyet se përse Shullazi i ka tërhequr kërkesat e tij.

Të fundit