Flash News

KRYESORE

Emina Cunmulaj thyen rregullat për vajzat e saj dhe këtë e pranon publikisht

Prindërit mundohen gjithnjë e më shumë që fëmijët e tyre të mos konsumojnë ushqime që mund t`ju shkaktojnë probleme me shëndetin apo t`ju prishin dhëmbët. Ndaj shpesh herë, ëmbëlsirat janë "kategorikisht" të ndaluara për fëmijët.

Mirëpo, Eminës nuk i bën zemra të ndalojë më të preferuarën e fëmijëve në përgjithësi, e vajzave të saj në veçanti. Modelja shqiptare ndodhet me pushime me familjen në Turqi dhe përmes një postimi në Instastory, ajo ka treguar se: “Po unë jam ajo mama. Unë i lë fëmijët e mi të hanë karamele ndonjëherë. Dhe ato i dashurojnë.”

Emina justifikohet me faktin që herë pas here i pëlqen t’i bëjë fëmijët e lumtur duke i lejuar të hanë ushqime jo edhe aq të shëndetshme!

Të fundit