Flash News

KRYESORE

Emiratet Arabe dhurojnë 50 mln euro Interpolit për të lufuar terrorizmin

Emiratet Arabe dhurojnë 50 mln euro Interpolit për të lufuar

Autoritetet e Emirateve të Bashkuara Arabe njoftuan sot se kishin dhënë 50 milionë euro për Interpolin për të mbështetur përpjekjet në luftën kundër kriminalitetit botëror dhe terrorizmit.

Ky njoftim u bë një ditë para hapjes në Abu Dhabi të një forumi tre ditor të organizuar nga Interpoli në partneritet me Emiratet dhe Fondacionin “Interpol për një botë më të sigurt”, përfituese e donacionit “Unitet për sigurinë”.

Forumi, që do të mbledhë ministra, zyrtarë të policisë dhe ekspertë, do të ketë në qendër të diskutimeve përgjegjësinë e shteteve në luftën e ndërmarrë nga Interpoli  veçanërisht në fushat e luftës antiterroriste, të krimit kibernetik dhe të mbrojtjes së trashëgimisë kulturore. "Me ndihmën e tyre për Interpolin, Emiratet dëshmojnë angazhimin e tyre të vazhdueshëm për të garantuar sigurinë e komunitetit ndërkombëtar dhe atë të vendeve të tyre”, theksoi në një komunikatë gjenerali i brigadës, Hamad Ajlan al-Amimi, zyrtar në Ministrinë e Brendshme.

Të fundit