Flash News

KRYESORE

Emisari i Trump, Grenell: SHBA do që Kosova dhe Serbia të përparojnë

Emisari i Trump, Grenell: SHBA do që Kosova dhe Serbia të

Emisari special i presidentit të SHBA Donald Trump për dialogun Kosovë-Serbi Richard Grenell deklaroi se SHBA dëshiron që Kosova dhe Serbia të përqendrohen te ekonomia, puna dhe prosperiteti, psai kjo do të sjellë normalizim të marrëdhënieve midis tyre.

Ai komentoi takimin e sotëm në Berlin midis ekspertëve të të dy palëve për rifillimin e transportit hekurudhor. Grenell u shpreh se vendosja e lidhjeve hekurudhore u bë përparësi pasi zyrtarët amerikanë ndërmjetësuan gjatë kësaj jave në arritjen e një marrëveshje për të rivendosur trafikun ajror në mes dy vendeve, pas 21 vjetësh.

“Vizioni i Presidentit Trump thjesht po ndodh. Komuniteti i biznesit dhe përqendrimi në krijimin e vendeve të punës janë çështje që po përparojnë.”, u shpreh Grenell për AP.

Ndërkohë, kryeministri në detyrë, Ramush Haradinaj tha se nuk ka diskutuar paraprakisht me emisarin special për dialogun Kosovë – Serbi, në lidhje me marrëveshjen për hekurudhat, e shtoi se kjo fazë e arritjes së pajtimit nuk mund të përkufizohet si rifillim i dialogut.

Të fundit