Flash News

KRYESORE

Emisari special i presidentit Trump anulon vizitën në Kosovë

Emisari special i presidentit Trump anulon vizitën në Kosovë

Richard Grenell, emisari special i presidentit të SHBA-së Donald Trump anuloi vizitën në Prishtinë për shkak të mosgjetjes së marrëveshjes për formimin e qeverisë midis Lëvizjes Vetëvendosje dhe Lidhjes Demokratike të Kosovës. Një zyrtar i ambasadës së SHBA-së në Berlin deklaroi se vizita u anulua, pasi jo të gjithë në Kosovë ishin të gatshëm që ajo të realizohej.

Si LVV-ja, ashtu edhe LDK-ja pavarësisht takimeve të liderëve të tyre, nuk po arrijnë që të gjejnë gjuhën e përbashkët. Pavarësisht se zgjedhjet u zhvilluan më 6 tetor, pas më shumë se dy muajsh, ngërçi vazhdon.

Disa ditë më parë në Berlin, emisari i presidentit Trump, Richard Grenell, takoi nënkryetarin e LDK-së, Agim Veliu dhe dy anëtarët e kryesisë, Avdullah Hotin dhe Skënder Hysenin. Me ta foli për negociatat për formimin e qeverisë së re. Ai u komunikoi atyre vendimin se do të kryente edhe një vizitë në Kosovë, por e anuloi.

“Në përgjigje të pyetjes tuaj, unë mund t’iu them se ne e kemi anuluar udhëtimin e fundit sepse jo të gjitha palët nuk ishin të gatshme, fatkeqësisht”tha për Gazetën Express zëdhënësi i Përfaqësuesit Special, Dick Custin.

Të fundit