Flash News

KRYESORE

Emisionet e reja në ekranet shqiptare që do nisin pas karantinës

Emisionet e reja në ekranet shqiptare që do nisin pas karantinës

Për shkak të situatës së krijuar prej pandemisë globale të shkaktuar prej COVID-19, shume vente janë anuluar – në të gjithë botën. Kështu ka ndodhur edhe në Shqipëri ku çdo gjë u pezullua.

Gjatë këtyre muajve kishin për të nisur disa emisione të reja në ekranet shqiptare të cilat u anuluan. Mirëpo menjëherë pas karantinës, këto emisione do të fillojnë transmetimet.

Alketa Vejsiu – përveç “Në kurthin e Piter Pan” - do të nisë dhe një projekt të ri. “Do shihemi shpejt jo vetem me Piter Pan por me disa projekte te reja qe pres me padurim t’i ndaj me ju! Brenda dhe Jashtë Shqiperie! Korona nuk do zgjasë përgjithmonë dhe jeta do kthehet aty ku e kishim lëne!”-ka shkruar Alketa në rrjete sociale.

“Take me out Albania” është një nga emisionet që do të niste gjatë këtyre muajve. Audicionet e të cilit kanë mbaruar dhe pritet  që transmetimi të nisë sapo të mbarojë karantina, nën drejtimin e Luana Vjollcës. Ky emision është një ‘dating show’ (takime dashurie), ku të rinj e të reja do të njihen me njëri-tjetrin për të gjetur një partner.

Kiara Tito gjithashtu do të rikthehet në ekran me emisionin “Style star show”. Ky do të jetë një emision mode, fushë të cilën Kiara e njeh shumë mire dhe e ka shumë pasion.

Po ashtu edhe moderatorja Liesa Haxhiasllani do të rikthehet në ekran me një emision showbiz-i. E ftuar në emisionin “Ditë e re”, Liesa tregoi se shumë shpejt do të rikthehet me një emision që do të transmetohet çdo ditë dhe do të ketë intervista, personazhe e dinamikë.

 

Të fundit