Flash News

KRYESORE

Emisioni “Java në RTSH”, Lorenc Vangjeli e paralajmëroi të premten: Rama ministër i Jashtëm

Emisioni “Java në RTSH”, Lorenc Vangjeli e paralajmëroi

Kryeministri Edi Rama njoftoi sot se do të jetë ai që do të drejtojë ministrinë e Jashtme, deri në zgjidhjen e ngërçit, pas refuzimit që Presidenti Ilir Meta i bëri emrit të Gent Cakajt.

Paralajmërimin për këtë lëvizje të Ramës, e dha gazetari Lorenc Vangjeli në emisionin “Java në RTSH”.

Vangjeli u shpreh të premten në mbrëmje se zgjidhja për kryediplomatin e ri mund të vijë përtej Gent Cakajt duke theksuar se dy burime konfirmojnë se Rama e ka gjetur zgjidhjen për të dalë nga ky ngërç politik dhe krizë kushtetuese.

“E pakonfirmuar, por së paku dy burime pohojnë se kryeministri Rama ka një zgjidhje për të dalë nga ky ngërç politik dhe krizë kushtetuese, e cila me gjasë nuk kalon nëpërmjet emrit të Genti Cakajt. Ky rast dëshmoi dhe njëherë në mënyrë të habitshme sesa tensione e emocione shpërthen shoqëria shqiptare në përgjithësi në situata përplasjeje sa delikate dhe të personalizuara janë marrëdhëniet dhe raportet mes institucioneve kushtetuese në vend. Sa e papjekur vazhdon të jetë demokracia shqiptare”, theksoi analisti Lorenc Vangjeli në studio.

Vangjeli tha se nëse ky version miratohet edhe zyrtarisht, ka gjasë që ministri i ri i Jashtëm të jetë edhe vetë Edi Rama.

Kjo deklaratë e analistit, u konfirmua paraditen e së hënës nga vetë kreu i qeverisë i cili bëri të ditur se do të mbaj edhe postin e ministrit të Jashtëm.

 

Të fundit