Flash News

KRYESORE

Emisioni më i ri i Albana Osmanit, moderatorja tregon detajet

Emisioni më i ri i Albana Osmanit, moderatorja tregon detajet
Albana Osmani prej kohësh është e angazhuar me fondacionin “Ti je një lule dielli” që ka në fokus fëmijët me sëmundjet e gjakut. Mesa duket kjo ka frymëzuar moderatoren për të ju përkushtuar një emisioni të dedikuar plotësisht fëmijëve. Nëpërmjet një postimi në Instagram, Albana ka treguar se bëhet fjalë për një emision për fëmijë. “Për të gjithë fëmijët nga qytet e fshat i Shqipërisë, Kosovës, Maqedonisë, Malit të Zi e kudo ku jetojnë shqiptarë. Kjo është vera jonë. Kjo është koha që të bëjmë të pamundurën të mundur, le të shpresojmë!! Kjo është koha të ndriçojmë skenën. Së shpejti. Dëshirat e një fëmije. Youtubeshow, Tvshow”, ka shkruar ajo.

Të fundit