Flash News

KRYESORE

Emisioni më i ri në Klan, Einxhel dhe Anna i akuzojnë për vjedhje

Prej ditës së sotme në ekranin e Tv Klan do të nisë një emision i ri i cili quhet “Check in”, i cili është një dokumentar udhëtimesh, i realizuar nga Dorjana Daka dhe Albana Nanaj. Të dyja bashkë, gazetarja dhe ekspertja e turizmit, do të udhëtojnë në vende të ndryshme të botës dhe këto do i ndajnë me publikun shqiptar. Por mesa duket kjo qenka një ide e vjedhur. Ose kështu pretendon moderatorja Einxhel Shkira dhe aktorja Anna Lika. Nëpërmjet postimeve në Insastory, dy vajzat e ekranit kanë treguar se kanë dy vite që punojnë me këtë projekt, i cili është marrë nga TV Klan. Dikush na paska vjedhur projektin në detaj! Sa të shkathët ca njerëz”, shkruan Einxhel. Ndërsa Anna i përgjigjet: “Epo të kam thënë o Einxhel, mos fol. Na dy vite punë, dhuratë miletit!”, shkruan Anna.

#haircolor @rita.s_salon ❤

A post shared by Annais Lika️️️️️️️️️️️️️ (@anna_lika) on

Të fundit