Flash News

KRYESORE

Emmanuel Macron në vizitë në Greqi për të shënuar daljen nga kriza

Emmanuel Macron në vizitë në Greqi për të shënuar

Presidenti francez, Emmanuel Macron do të zhvillojë sot dhe nesër një vizitë zyrtare në Greqi, e paraqitur me nota të optimizmit dhe besimit të rigjetur përballë vendit evropian më të prekur nga kriza e borxhit.

Kjo vizitë, e shumëpritur në një shtet si Greqia, e mikluar nga fakti për të njohur nga afër çiftin presidencial francez, do të ketë një axhendë të ngjeshur, në veçanti një fjalim për demokracinë që do të mbahet sot në Pnyx, kodrina e famshme e Athinës përballë Akropolit.

Macron, 39 vjeç dhe Aleksis Cipras 43 vjeç renditen në mesin e liderëve më të rinj evropianë.

Mediat lokale theksuan prej disa javësh rëndësinë e kësaj vizite për vendin, i njohur tradicionalisht si frankofon, dhe se Franca e ka mbështet edhe para krizës.

Të fundit