Flash News

KRYESORE

Emmanuel Macron: SHBA, Izraeli dhe Arabia po na dërgojnë në luftë me Iranin

Emmanuel Macron: SHBA, Izraeli dhe Arabia po na dërgojnë në

Presidenti i Francës, Emmanuel Macron është shprehur kundër qëndrimeve të mbajtura nga SHBA, Arabia Saudite dhe Izraeli, për protestat që kanë përfshirë prej më shumë se një jave qytete të ndryshme të Iranit.

Macron kërkoi një dialog të vazhdueshëm me Teheranin, ndërsa theksoi se retorika e tre shteteve të sipërpërmendura të dërgon drejt luftës.

“Linja zyrtare e SHBA, Izraelit dhe Arabisë Saudite, të cilët janë aleatët tanë në shumë drejtime, është pothuajse e njëjtë me atë që do na dërgonte në luftë” deklaroi Macron duke theksuar se për shumë shtete kjo politikë konsiderohet si “strategji e paramenduar”.

Macron u shpreh i gatshëm të zhvillojë një vizitë zyrtare në Teheran, ndërsa bëri thirrje të mos krijohet një tjetër “bosht i së keqes”, duke iu referuar deklaratës së ish-presidentit amerikan, George W. Bush për Iranin, Irakun dhe Korenë e Veriut.

E ka qendrën në Shqipëri, zbardhet thirrja e muxhahedines Maryam Rajavi për protestuesit: Regjimi i Iranit drejt fundit, të zgjerohen bazat e rebelimit

Të fundit